Ngjela: Ja çfarë ndodh në Shqipëri po të rriten rrogat!

Spartak Ngjela i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV vuri theksin te rritja e pagave të shtetit, që do të nxisë më tej edhe rritjen e rrogave në privat, duke bërë që ekonomia e tregut të lëvizë. Ai bëri një krahasim të vendeve perëndimore që kanë rritur pagat më herët dhe […]

Shkurt 9, 2024 - 20:56
 0
Ngjela: Ja çfarë ndodh në Shqipëri po të rriten rrogat!

Spartak Ngjela i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV vuri theksin te rritja e pagave të shtetit, që do të nxisë më tej edhe rritjen e rrogave në privat, duke bërë që ekonomia e tregut të lëvizë. Ai bëri një krahasim të vendeve perëndimore që kanë rritur pagat më herët dhe vendit tonë.

Po ju jap një shembull nga perëndimi ku ka patur një konflikt të madh shekullor në funksion të akumulimit të parave në lidhje me tregun dhe arritën të neutralizonin diferencën e madhe të pasurive në funksion të punës.

Puna u pagua mirë në perëndim, gjë që nuk po ndodh në Shqipëri sepse këta nuk e kuptojnë se çfarë është puna dhe se sa duhet të paguhet një shqiptar sot. Po të rriten pagat e shtetit do të rriten edhe pagat e privatit.
Po të rriten pagat në përgjithësi do të rritet edhe konsumi në treg.

Dhe kështu fiton më shumë shteti, përmes taksave. Kështu pasurohet edhe shteti që më pas investon dhe ndihmon shtresat në nevojë. Në Shqipëri kjo nuk kuptohet.”, tha zoti Ngjela /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.