Ngricat në rrugët e qytetit, Veliaj-qytetarëve të Tiranës: Raportoni çdo rast tek aplikacioni “Tirana Ime”

Në këto ditë të ftohta dimri, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kujdeset që qytetarët të mos kenë problematika në rrugë për shkak të ngricave. Punonjësit e bashkisë po hedhin kripë nëpër rrugët ku ka problematika. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë për çdo […]

Janar 24, 2024 - 09:43
 0
Ngricat në rrugët e qytetit, Veliaj-qytetarëve të Tiranës: Raportoni çdo rast tek aplikacioni “Tirana Ime”

Në këto ditë të ftohta dimri, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kujdeset që qytetarët të mos kenë problematika në rrugë për shkak të ngricave.

Punonjësit e bashkisë po hedhin kripë nëpër rrugët ku ka problematika. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë për çdo prani akulli tek aplikacioni  “Tirana Ime”.

“Mirëmëngjes. Ju lutem tregoni kujdes këto ditë të ftohta dimri. Ekipi ynë është prezent duke monitoruar dhe duke hedhur kripë në çdo rrugë ku ka ngrica. Nëse vini re prani akulli raportoni menjëherë tek aplikacioni “Tirana Ime””, shkruan Veliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.