Ngriti trofeun e Europa League në qiellin e Dublinit, Gjimshiti flet pas suksesit me Atalantën

Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti ishte lideri i fitores 3-0 të Atalantës në Dublin përballë Bayer Leverkusen, dhe në festën legjitime i takoi atij të ngrite në qiell të parin trofe europian për klubin bergamesk. Por me thjeshtësinë që e karakterizon ylli i kombëtares shqiptare nguroi ta ngrite trofeun e Europa League […]

Maj 23, 2024 - 09:20
 0
Ngriti trofeun e Europa League në qiellin e Dublinit, Gjimshiti flet pas suksesit me Atalantën

Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti ishte lideri i fitores 3-0 të Atalantës në Dublin përballë Bayer Leverkusen, dhe në festën legjitime i takoi atij të ngrite në qiell të parin trofe europian për klubin bergamesk.

Por me thjeshtësinë që e karakterizon ylli i kombëtares shqiptare nguroi ta ngrite trofeun e Europa League i vetëm dhe bëri pjesë të gëzimit të tij kapitetin e Atalantës, Marten De Roon, i cili e ndoqi finalen nga stoli për shkak dëmtimi.

Gjesti i Gjimshitit ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, ndërsa vetë ai pranoi pas ndeshjes se nuk e kishte imagjinuar kurrë më parë të ngrinte një trofe për Atalantën me shiritin në krah.

Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur të Kupës është i pabesueshëm. Morali nuk ishte më i miri, por tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura. Shiriti? Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe e merituam. Tifozët na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finalet e tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë të mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin. A do e imagjinoja kur iu bashkova Atalantës? Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien”, u shpreh ai.

Gjimshiti më pas thuri elozhen për teknikun bergamesk, Gianpiero Gasperini duk thënë se ardhja e tij solli një filozofi të re në klub.

Ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Pastaj disa vite më vonë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Europës, më shumë Kupën e Italisë. Por sot e meritojmë të gjithën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.