Nicole Kidman habit me reagimin e çuditshëm gjatë funeralit të babait: E pashë në arkivol dhe nisa të qeshja

Aktorja e njohur Nicole Kidman ka pasur një reagim të çuditshëm gjatë funeralit të babait të saj, i cili u nda nga jeta në shtator të vitit 2014 teksa ishte në Singapor. Një intervistë për revistën Elle, ajo shprehet se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj sa nuk […]

Mars 20, 2024 - 11:10
 0
Nicole Kidman habit me reagimin e çuditshëm gjatë funeralit të babait: E pashë në arkivol dhe nisa të qeshja

Aktorja e njohur Nicole Kidman ka pasur një reagim të çuditshëm gjatë funeralit të babait të saj, i cili u nda nga jeta në shtator të vitit 2014 teksa ishte në Singapor.

Një intervistë për revistën Elle, ajo shprehet se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi në funeralin e tij.

“Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi dhe shpirti im nuk e përballuan dot situatën. Edhe në periudha të tjera të jetës sime jo të mira kam qeshur, dhe është konsideruar si e papërshtatshme.

Më duhej diçka që të më mbante në jetë, përndryshe më dukej sikur do të vdisja ”, u shpreh ajo.

Është shumë dhimbje. Jam me fat që kam një punë ku mund të eksploroj emocione dhe peizazhe, të çuditshme, të pazakonta, të bukura dhe të thella. Unë jam e përkushtuar për të eksploruar jetën“, u shpreh aktorja.
“Të gjithë humbasin prindërit e tyre dhe është e tmerrshme. Më vjen keq që shkatërroj gjithçka, por në të njëjtën kohë po përpiqem të lundroj në diçka”, përfundon ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.