Nikeli, domosdoshmëria e përpunimit të xeheroreve të tij në Shqipëri

Prof. Dr. SOKOL MATI* * Këshilltar i Bordit të Drejtorëve – Beralb ShA * Pedagog , Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave Minerali i nikelit globalisht vleresohet, qe ne te ardhmen do te behet nje prej mineraleve te shume kerkuar si burim lende e pare për industri të zhvilluara me shpejtesi kohët […]

Tetor 2, 2023 - 13:20
 0
Nikeli, domosdoshmëria e përpunimit të xeheroreve të tij në Shqipëri

Prof. Dr. SOKOL MATI*

* Këshilltar i Bordit të Drejtorëve – Beralb ShA
* Pedagog , Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave

Minerali i nikelit globalisht vleresohet, qe ne te ardhmen do te behet nje prej mineraleve te shume kerkuar si burim lende e pare për industri të zhvilluara me shpejtesi kohët e fundit, ne kuader te ekonomise se gjelber, si ajo e baterive, etj. Mineralet më të rëndësishme prej nga nxirret Ni janë pentlanditi (Ni,Fe)9S8 me përmbajtje 22-42 % Ni, mileriti NiS, që përmban 64.7 % Ni, nikelina NiAs, që përmban deri 44 % Ni. Në lateritet, mineralet kryesore të Ni janë limoniti (Fe,Ni)O(OH) dhe garnieriti (hidrosilikati i nikelit), nepuiti, anabergiti etj. Vendet kryesore të pasura minerale te nikelit janë Australia, Brazili, Kanadaja, Kuba, Indonezia, Kaledonia e Re, Rusia, Filipinet, Afrika e Jugut, etj.

Burimet gjeollogjike te identifikuara globalisht me bazë tokësore me një permbajtje mesatare prej rreth 0.5% nikel ose më shumë kane të paktën 350 milion ton nikel metal, te shperndare 62.4% në lateritet dhe 37,5% në mineralet sulfide. Burime të gjera të nikelit gjenden gjithashtu në dyshemenë e oqeanit qe sipas identifikimeve te deritanishme permbajne rreth 300 milion ton nikel metal.

Konsumi i nikelit në vitet e fundit ka qenë në intervalin prej 2-3 milionë tonë metrikë përmbajtje metalike. Kohët e fundit më shumë se gjysma e rezervave per nxjerrjen e nikelit metal përdorin përpunim hidrometalurgjik.

Ballkani me 10,6 milion ton metal nikel si rezerva ne territorin e tij mund te shendrohet furnizuesi kryesor i Europes me kete metal. Bashkimi Europian ne rivleresimet e tij te strategjise per mineralet  duhet te marre ne konsiderate kete fakt.

Shqiperia (mbi bazen e studimeve gjeollogjike te deritanishme) vleresohet si nje nga vendet me rezervat me te medha te nikelit ne Ballkan, qe sot nuk ka nje objekt perpunues te tij, ndal del si domosdoshmeri realizimi i nje objekti perpunues i cili te mund te mbledhe per perpunim xeheroret e nikelit te tre zonave. Nje opsion i dyte  eshte ndertimi i dy objekteve me te vegjel ne verilindje dhe jug lindje duke aplikuar metodat e lishivimit.  Ngritja e ketyre objekteve do ta bente vendin tone prodhues konkurues ne rajon. Dalja ne tregjet europiane me produkte perfundimtare te nikelit do te mbeshteste qendrueshmerine e zhvillimit te sektorit minerar ne Shqiperi.

Burimet totale gjeologjike (A+B+C1+C2) të vendburimeve të xeheroreve te nikelit ne Shqiperi vlerësohen të jenë rreth 310 milion ton xeheror Fe-Ni dhe Ni-Si me një përmbajtje mesatare prej 1,06 % Ni ,  dhe 0,044 % Co (230,3 milionë ton xeheror Fe-Ni me permbajtje 1,027 % Ni dhe 0,038 %  Co dhe xeheror nikel-silikati 81,4 milionë ton me permbajtje 1,145 % Ni, dhe 0,061%  Co; pra rreth 3,22 milion ton nikel metal ose rreth 0,49% e rezervave te identifikuara ne bote te ketij minerali).

Situata aktuale dhe zhvillimi perspektiv në veprimtarinë minerare, konceptet e reja për aktivitetet minerare te lidhur me strategjinë evropiane për mineralet, sfidat, tregu dhe kërkesat për minerale, gjithnje e me teper nxjerrin ne pah rendesine e mineraleve te nikelit per ekonomine shqiptare e cila do te ndihet realisht ne rastin kur ky mineral do te arrihet te perpunohet ne Shqiperi ne produkte perfundimtare te nikelit jo thjesht produkte per industrine e celikut. Perpunimi ne produkte perfundimtare si komponime te perziera hidrokside te nikelit apo sulfat nikeli do te rriste deri ne 10 here vleren e mineralit te nxjerre I cili aktualisht shitet ne tregjet rajonale jo me shume se 20 USD/ton xeheror.

Ky informacion është i nevojshëm për plotësimin e një vakumi sa i përket shpërndarjes së informacionit dhe promovimit të këtij minerali, i cili sot përballet me sfida të shumta në vend, por edhe në tregun europian dhe botëror, ku konkurrenca po rritet çdo ditë e më shumë. Krijimi i mundësive për trajtimin ne Shqiperi si një proces me vlerë të shtuar, aktualisht eshte bere domosdoshmeri per industrinë minerare të nikelit si një burim i munguar fitimi për vendin, (duke vleresuar qe Shqiperia ka vendburime qe mund te klasifikohen deri ne te mesme sipas sasise se rezervave), si burim i madh punësimi dhe si sektor për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sidomos te sektorit minerar.

Një vizion i qartë me objektiva realë duhet të shoqërohet me një plan veprimi real me ide të reja mbi metodat e trajtimit të xeheroreve tane te nikel-silikatit dhe hekur-nikelit dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato drejt dhe në kohë.

Shqipëria është e njohur për potencialin e saj në nikel, informacioni, analiza, prezantimi i rezervave dhe klasifikimi i burimeve minerale sipas parametrave të njohur ndërkombëtarë, nevoja per permiresime ne teknologjine e përdorur deri më tani në shfrytezimin e tij ne miniera dhe prezantimi i ideve të ndryshme teknologjike në përpunim, do të ndihmojnë në vlerësimin dhe realizimin më të mirë të diskutimit profesional për të gjetur opsionin më te mirë për investime suksesshme dhe për të krijuar një situatë të favorshme si për investitorët ashtu edhe për qytetarët.

Sfidat i bëjnë politikëbërësit në mbarë botën të ndryshojnë strategjitë, politikat, prioritetet, projektet, t’i menaxhojnë ato në përputhje me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendeve të tyre. Në këtë kontekst tanimë është domosdoshmëri qe dhe në Shqipëri te mund te realizohen qendrime te tilla  dhe per kete mineral duhet te shihet ne vecanti bashkëpunimi me Kosovën, sepse Shqipëria dhe Kosova vlerësohen si potenciali mineral më i rëndësishëm në Ballkan, veçanërisht për metalet, si për shumëllojshmërinë e tyre por dhe per rezervat minerale. Ndaj jo çuditërisht , shumë studiues i kanë konsideruar ato si pikë reference për shumicen e vendburimet minerale në Ballkan. Shqipëria dhe Kosova mund të ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh minerare përfundimtare për veten e tyre, Evropën dhe globalisht, duke bërë që industria minerare të bëhet një motor i rëndësishëm për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

Në tre mineralet kryesore metalike të shfrytëzuara në Shqipëri, krom, bakër dhe nikel (xeheror te hekur-nikelit dhe nikelit-silikat), nikeli për ndikimin e tij në ekonomi zë ende vendin e tretë.  Rezervat ballkanike të nikelit dominohen nga xeheroret lateritike, duke përfshirë lateritet e fosilizuara të pranishme në Shqipëri si silikate te nikelit dhe xeherore hekur-nikeli të ruajtura nën gëlqerorët dhe konglomeratet e sipërme të Kretako-Eocenit.

Depozitimet më të rëndësishme janë të lidhura me formacionin ofiolitik. Struktura gjeologjike e Albanideve ka kushtëzuar një përhapje të gjerë dhe të larmishme. Në zonat e brendshme tektonike hasen përqendrimet kryesore të depozitimeve metalike, ndërsa në zonat tektonike të jashtme të përhapura janë depozitimet e naftës dhe gazit.

Tabloja e pasur metalogjenike përbën një nga tiparet më të spikatura të territorit të Shqipërisë. Inventari i burimeve të saj minerale përfshin mineralet metalike (kromi, bakri, zinku, hekur-nikel, nikel-silikat, sulfidi i nikelit, boksitet, titan-magnetiti, metalet e rralla, etj.), mineralet industriale (oliviniti, dolomiti, argjila, magnezit, gips, fosforit, qelq vullkanik etj.), qymyr dhe torfe, gurë dekorativë, materiale ndërtimi burime ujore, ujëra minerale dhe termale.Territori i Shqipërisë përfshihet tërësisht në strukturën alpine, në harkun Apenin-Dinaro-Albano-Helen, i cili përbën degën Jugore të brezit të palosur alpino-mesdhetar. Struktura gjeologjike e Shqipërisë njihet me emrin Albanides.

Gjeologjia dhe Rezervat e Fe-Ni dhe Ni-Si në Shqipëri

Nikel-silikati në Shqipëri ndodhet ne dy zona kryesore, ne verilindje (Trull, Surroj, Kukes) dhe ne juglindje, Bitincke (Bilisht). Trupat xeherore te nikel silikatit jane te vendosur ne pjesen e poshtme te depozitimeve te hekur-nikelit. Sekuenca gjeologjike ne pergjithesi perbehet nga fundi sipas kesaj radhe: shkembijte ultrabazike (serpentinite) trupat e nikelsilikatit, trupat e hekurnikelit, depozitimet karbonatike ne pjesen e siperme. Trupat e nikel-silikatit ndahen me ato te hekur-nikelit me nje kontakt te prere e te qarte, ndersa ne pjesen e poshtme, me serpentinitet, kontakti eshte gradual dhe ndarja e tyre realizohet nepermjet analizave kimike. Kendi i renies se ketyre trupave eshte reth 20-25 grade, dhe trashesia 4-5 m. Trupat xeherore jane shtresore dhe pak te komplikuar nga uljet tektonike. Mineralizimet  e nikelit lidhen me disa lloje mineralizimesh ne Shqiperi dhe kane nje shpërndarje nga jugu ne veri lidhur me ofilitet. Mineralizimet e vleresuara jane:

Mineralizimet ekzogjene të Ni-Silikat përhapen kryesisht në dy rajone kryesore të vendit tonë, në rajonin Krumë-Kukës-Lurë (pjesa veri-lindore) dhe rajonin e Bilishtit (pjesa juglindore). Shfaqje të kufizuara në trajtë thjerrëzash të vogla dhe me trashësi të kufizuar njihen edhe në rajonin Librazhd-Pogradec (pjesa qendrore), në vendburimet Bushtricë-Skroskë e Çervenakë. Vendburimet e nikelit silikat kanë përmasa të konsiderueshme.

Mineralizimet magmatike të Ni-Cu sulfur dhe EGP mineralizime qe pergjithesisht lokalizohen në sekuencat dunit-verlit-piroksenit, gabro etj, si ne zonën e Krastës (masivi i Bulqizes), në shliret dunitike midis troktoliteve, si dhe në vetë troktolitet si në Qafë Dardhë, Kurdari, Patin, Cërrujë, Krastë, Hotolisht dhe zonën kalimtare nga sekuenca mantelore në atë kumulate ku ndeshen mineralizime sulfure të Ni-Cu me EGP e Au në pjesën perëndimore të masivit të Bulqizës, si ne Lumth, Ulëz, Vrith. 

Rajoni i Kukësit ku, mineralizimi i nikelit silikat përhapet nga Vlahna në veri, deri në Trull Surroj në jug zhvillohet mbi shkëmbinjtë ultrabazikë të ndryshuar të masivit të Kukësit dhe mbulohen nga gëlqerorët e shtresëzuar të Kretakut. Në pjesët më të poshtme të lateriteve, ndodhen shkëmbinjtë ultrabazikë, kryesisht peridotite pak të ndryshuara, që në pjesët me të sipërme kalojnë në peridotite të ndryshuara, kryesisht të silicizuara dhe karbonatizuara. Mbi peridotitet e ndryshuara, vendoset një horizont qe i përket formacionit xeheror të nikelit silikat, i cili përbën pjesën më të poshtme të lateriteve. Ai dallohet nga përmbajtje e ngritur e Ni 0.6-2.6 %, në pjesën me të madhe 0.9-1.4 %, kobaltit 0.03-0.15% dhe e hekurit që arrin në 24 %. Mbi xeherorët e nikelit silikat shtrihen xeherorët e hekur-nikel-kobaltit me trashësi nga 0-4 m.

Rajoni Bilishtit ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Në këtë rajon, lateritet kanë një zhvillim të konsiderueshëm. Takohet një numër i madh vendburimesh si Bitincka, Kokogllava, Strana, Kapshtica, të cilat janë vazhdim i njëra-tjetrës dhe shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 60 km2. Trupat xeherore te hekurnikelit dhe nikelsilikatit kane forme te pergjithshme shtresore te lidhur me vet kushtet e formimit te vendburimit lateritik e tipit mbulesor te mbetur ne vend ose te transportuar (zhvendosur) brenda ambientit ku u formua. Trupi i hekur nikelit vendoset nen depozitimet e ocenit me trashesi 2-8 m, mesatarisht 4 m, me trashesi maksimale 28 m te perfaqesuar nga gelqeroret pllakore e mergele hekuror me te cilat formon kontakte te prere e te qarte. Trupi i nikel silikatit vendoset si rregull nen mineralin e hekur-nikelit me trashesi 3-8 m, mesatarisht 4.6 m, me trashesi maksimale 20 m ne pjeset e thella me kontakte ne pergjithesi te prere por te valezuar. Ne pjesen e poshtme kontakton me serpentinitet e ndryshuar me kalime graduale qe percaktohen kimikisht.

Depozitimet e mineraleve të nikelit vlerësohen të jenë rreth 310 Mt dhe jane të shperndara ne tre rajone kryesore Kukësi, Librazhd-Pogradec dhe Devolli. Sipas të dhënave të institucioneve minerare, burimet e hekur-nikelit vlerësohen të jenë 222 milionë ton me permbajtje mesatare 33-43% Fe dhe 0,75-1% Ni, burimet e nikel-silikatit vlerësohen të jenë 103 milionë tonë me permbajtje mesatare 17-23% Fe dhe 0,95-1,3% Ni, SiO2 32- 36,92%; Co- 0,043-0,06% dhe burimet totale minerale vlerësohen të jenë rreth 310 Mt me një përmbajtje mesatare 43,8% Fe, 1,01% Ni, 0,063 % Co. Krahasuar me vendburimet e tjera lateritike të nikelit në botë, vendburimet shqiptare të nikelit janë të vogla deri në mesatare, me permbajtje relativisht te ulët. Xeherorët e nikelit janë dy llojesh: mineral limonitik ( i quajtur mineral Fe-Ni ) dhe mineral saprolit-garnierit ( i quajtur mineral Ni-Si ).

Institucionet minerare kanë realizuar disa klasifikime sipas ICR, (Klasifikimi Ndërkombëtar i Rezervave) dhe për këtë janë përdorur materialet gjeologjike, dokumentacioni dhe punimet e përgjithësimit të depozitimeve të tre baseneve kryesore Prrenjas-Librazhd, Devolli dhe Kukës, projekt-idetë. (studime para-fizibiliteti) të hapjes dhe shfrytëzimit të minierës, studime të ndryshme, projekte dhe të dhëna nga referencat botërore. Indekset e përdorura për përcaktimin përgatitor të vlerave të koeficientëve në boshtin ekonomik janë marrë nga vlerat aktuale dhe të pritshme të çmimeve të ekuilibrit në tregun ndërkombëtar. Për depozitime të ndryshme, janë hartuar diagramet (lakoret) e marrëdhënieve sasi-cilësi, nga të cilat mund të përcaktohet, sipas situatës së tregut (çmim-kërkesë), në mënyrë të pranueshme sasia e rezervave të një shkalle (përmbajtjeje) të Ni ose Fe e pergatitore e percaktuar. Për depozitat e tjera vlerësimi i fizibilitetit dhe ekonomik është kryer me modele perafrimi matematikore brenda kufijve të saktësisë së një studimi parafizibiliteti.

Nga llogaritjet rezulton se për të rritur klasën e indeksit gjeologjik të rezervave është e nevojshme të kryhen punime shtesë për saktësimin e sasisë (sasisë) dhe përmbajtjes (gradimit) të tyre. I njëjti përfundim mund të nxirret edhe për studimet e ndryshme me karakter teknologjik lidhur me përfitimin, përpunimin dhe përcaktimin e indekseve tekniko-teknologjike sa më reale si dhe studimet e fizibilitetit për fitimin ekonomik.

E rendesishme sot eshte qe informacioni bazë në lidhje me gjeologjinë, rezervat minerale të përditësuara të xeheroreve të hekur-nikelit dhe nikelit silikat duhet të bazohet në sistemet e klasifikimit nderkombetar të rezervave  të pranuara gjerësisht si Klasifikimi Kuadër i Kombeve të Bashkuara për Rezervat/Resurset; Klasifikimi USBM (United States Bureau of Mine)-USGS (United State Geological Survey); Klasifikimi CIM Kanadez-Instrumenti Kombëtar 43-101 (NI43-101); Kodi i Komitetit të Përbashkët të Rezervave Australiane (vlerësimi i burimeve në përputhje me kodin JORC 2004) i cili përdoret më së shumti tani për vlerësimin gjeologjik të rezervave tona minerale.

Kjo punë duhet të realizohet për të gjitha burimet ekzistuese edhe për ato të rejat, nevojiten modele të reja gjeologjike të bazuara në të dhënat ekzistuese dhe ato të mbledhura rishtazi për të përmbushur standardin e raportimit sipas JORC,  modeli  gjeollogjik duhet të përfshijë vendosjen strukturore, pozicionimin 3D të trupave xeherorë dhe lidhjen e trupave xeherorë me topografinë. Kjo mund të shërbejë si një element kyç në tërheqjen e investitorëve në këtë sektor.

Shfrytezimi I xeheroreve te  Fe-Ni dhe Ni-Si në Shqipëri

Për këto lloj mineralesh janë përdorur metoda të ndryshme për shfrytëzimin nga shfrytezimi ne qiell te hapur (karrierat)  po ashtu dhe minierat qe kane perdorur  sistemin e shfrytezimit dhome -kollone. Në përgjithësi, të gjithë trupat xeherorë kane një trashësi mesatare 8-10 m dhe një kënd zhytjeje 10-20 gradë, maksimumi 35 gradë. Kontakti i trupit xeheror me pjesën e sipërme, i cili përfaqësohet nga gëlqerorët, është përgjithësisht i qartë dhe i prerë, ndërsa kontakti me shkëmbinjtë e pjesës së poshtme, të ndryshuar ultrabazikë, në shumicën e rasteve është gradual. Kukësi dhe Devolli i kanë të dyja shtresat e Fe-Ni dhe Ni-Si pothuajse në të njëjtën trashësi, në Librazhd-Pogradec Ni-Si është me trashësi të vogël dhe në disa vendburime nuk ekziston.

Prodhimi i mineraleve të Fe-Ni filloi në vitin 1958, në Librazh-Pogradec, nga miniera e Bitinckës në Devoll filloi në vitin 1980 dhe nga rajoni i Kukësit pas vitit 2000. Deri tani (1958-2023) janë shfrytëzuar 25 240 644 më pak se 8 % e rezervave të vlerësuara të Fe-Ni dhe Ni-Si.

Ky mineral së bashku me titano-magnetitin mund dhe duhet të jenë mineralet më të rëndësishme për sektorin minerar shqiptar në të ardhmen.

Përpunimi i xeheroreve te Fe-Ni dhe Ni-Si në Shqipëri

Industria e nikelit ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në vitet e fundit, kryesisht nga vendimet e marra nga lojtarët me ndikim të lartë të ofertës si Indonezia dhe Filipinet. Kërkesa globale për nikel është ende shumë e varur nga Kina. Ana e ofertës po përballet me shqetësime rreth zbulimeve në rënie të xeheroreve sulfure te nikelit, ndërkohë që çmimet e nikelit jo rralle ndikohen nga fluktuacione jo normale te tregut.

Në Shqipëri para vitit 1990 aktivitetet minerare dhe përpunuese janë zhvilluar kryesisht në zonën Librazhd, Prenjas, Pogradec) dhe me pak ne Bitinckë. Trajtimi I xeheroreve perfshinte pasurimin gravimetrik në impiantet e përpunimit të Prenjasit dhe Gurit të Kuq (Pogradec) që përdorej për heqjen e mineraleve te varferimit gjate shfrytezimit minerar dhe me pas është trajtuar në metalurgjinë e Elbasanit ku prodhohej vetëm gize dhe çelik.

Një fabrikë e përpunimit të nikelit me proces hidrometalurgjik  (sipas procesit CARON) përfundoi në Elbasan, filloi pune me rezultate jo te mira dhe me pas ne vitet 90 u shkaterua plotesisht. Testime të ndryshme janë bërë në vite për prodhimin e produktit ose gjysmëprodukteve të nikelit me metoda hidrometalurgjike (1984), metodën pirometalurgjike (1996), dhe së fundmi nga disa kompani private me metodat e lishivimit, të cilat nxjerrin kane patur rezultate premtuese, me kosto efektive nëse kombinohen me prodhimin i acidit sulfurik nga mbetjet e fabrikatve te pasurimit te bakrit.

PAL është procesi hidrometalurgjik më i zakonshëm për lateritet me permbajtje te ulet , zbatohet për limonitin dhe mineralet e përziera limonit/saprolit me një përmbajtje magnezi deri në rreth 5% Mg, ndaj kjo kerkon aplikimin e kesaj metode ne nje perzierje te dy mineraleve Fe-Ni dhe Ni-Si qe kane permbajtje te ndryshme te MgO. Fakti qe kemi te dy shtresat bashke me nje shfrytezim selektiv te tyre duke perdorur sisteme efektive te shfrytezimit ose kombinim te tyre ( kombinim me sistemet me mbushje) mund te arrihen rezultate premtuese per shfrytezimin e perpunimin e ketyre xeheroreve nepermjet kesaj metode. Një vendim i rëndësishëm për përpunimin e nikelit është se cila version i procesit hidrometalurgjik do te perdoret  per dy parametrat kryesor te lishivimit presionit dhe temperatures (ATL-lishivimi atmosferik, LPAL- lishivimi me presion te ulet, HPAL- lishivimi me presion te larte) apo kombinim I tyre.

Testet laboratorike dhe ato ne impiant pilot te perdorura treguan qe një kompleks i përpunimit të nikelit mund të përdorë në mënyrë efektive mbetjet e bakrit për prodhimin e acidit sulfurik si element per një kosto efektive. Impiantet e kompleksit  do të përbëhen nga tre seksione kryesore të procesit, Prodhimi i Acidit Sulfurik ( pjekje koncentratit te piritit per prodhim te gazit SO 2 Rikuperimi i bakrit, arit, nga mbetjet e impiantit te djegjes se piritit ( mbetje e ngurtë pas pjekjes së piritit qe përmban ar, argjend, zink, bakër të rikuperueshëm,  një produkt hekuri i shitshem ), dhe Lishivimi i Lateritit  me acid sulfurik per prodhimin e produkteve te Nikel-Kobalt. Produktet të prodhimit janë Acidi Sulfurik, Hidroksid i Përzier  I nikelit, NiSO4, MnCO3 CoCO3, Bakri Katodik, Au, Ag, me një rikuperim të përgjithshëm Ni në më shumë se 82%. Procesi i pjekjes së piritit qe është shumë ekzotermik mund te sherbeje per prodhimin e avullit dhe prodhimin e energjise.

Niveli I shfrytezimit te xeheroreve te nikelit në Shqipëri ne keto vite ka variuar  në nivelin 0-2-0,5 milion ton/vit dhe gjithçka varet nga metalurgjite rajonale të përpunimit, ai eshte pothuajse pa një kontribut real në sektorin minerar të Shqipërisë, dhe aq me teper ne ekonomine shqiptare. Ideja e një kompleksi fabrikash të përpunimit të nikelit duke adoptuar një përpunim të integruar të nikelit laterit (për produktet Ni-Sulfate – NiSO4, CoCO3, MnCO3,) do të bëjë të realizueshme përpunimin në të dy zonat kryesore atë të Shqipërisë veriore dhe atë juglindore.

Duke vlerësuar kërkesat ne rritje të produkteve të nikelit ne Europe dhe globalisht (Tregu i nikelit pritet të regjistrojë rritje të konsiderueshme për shkak të nevojave te plotësimit të kërkesës per automjetet elektrike, perdorimi i nikelit dhe kobaltit në prodhimin e materialeve katodë të baterive te gjenerates se ardhshme, teknologjitë e energjisë së pastër, drejtimi drejt ekonomisë së gjelbër të vendeve kryesore të botës, kërkesa për aplikime të veshjeve te siperfaqeve te detaleve te ndryshme; industria kimike, e të tjera), promovimi I ketij minerale per terheqje te investitoreve ne objektet aktuale dhe mbeshtetjen e tyre drejt perpunimit , nevoja për një vizion të qartë me objektiva realë qe duhet të shoqërohet me një plan veprimi real nga politikëbërësit dhe kompanitë do të përcaktojë nëse ky mineral mund te sherbeje si një mundësi jetike për tranzicionin per nje energji të pastër, apo një pengesë në kete proces zhvillimi.

Ka ardhur koha qe te shtojme perpjekjet tona ne rrugën e përpunimit të këtij minerali në vend të paktën si gjysmë produkt për trajtim të mëtejshëm me 20-50 % Ni, per te qene te pavarur nga objekte metalurgjike rajonale qe gjithsesi diktojne aktualisht cmimet dhe sasine e prodhimit te nikelit shqiptar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.