Nikollë Lesi: Kukësi si mundësi e fundit për bashkëpunim opozitar ose përjetë të përçarë

Editori i Koha Jone, Nikolle Lesi shkruan se mundesia e fundit qe i ka mbetur opozites per te bashkepunuar eshte 24 shtatori, zgjedhjet per kreun e bashkise se Kukesit. Ndryshe sipas Lesit, opozita do te mbetet perjetesisht e percare, pasi nuk u vjen me ky shans ne dore per te bashkuar forcat. “Në Kukës do […]

Gusht 16, 2023 - 20:48
 0
Nikollë Lesi: Kukësi si mundësi e fundit për bashkëpunim opozitar ose përjetë të përçarë

Editori i Koha Jone, Nikolle Lesi shkruan se mundesia e fundit qe i ka mbetur opozites per te bashkepunuar eshte 24 shtatori, zgjedhjet per kreun e bashkise se Kukesit.

Ndryshe sipas Lesit, opozita do te mbetet perjetesisht e percare, pasi nuk u vjen me ky shans ne dore per te bashkuar forcat.

“Në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme bashkiake pas skandalit me Safet Gjicin. PS-ja e di mjaft mirë se në këto zgjedhje i ka shanset poshtë 50 % për ta fituar, por mazhorancën e ndihmon fakti që nuk kemi një opozitë solide.

Lulzim Basha, sot hodhi në eter një kërkesë për të gjetur një emër të përzgjedhur bashkërisht, duke nënkuptuar Berishën dhe të tjerët.

Ndonëse mund të jetë sa për të larë gojën, siç thotë një fjalë e urtë popullore, por për ta sfiduar Bashën duhet që Berisha dhe partitë e tjera të opozitës të ulen me të gjithë për të gjetur një emër konsensual, sepse vetëm kështu e fitojnë bashkinë e Kukësit.

Veç bashkisë do të jepnin edhe një sinjal se opozita mund të rigjejë forca përbashkimi duke lenë unin dhe inatet.

Berisha e ka tani në dorë për të thënë publikisht se ngrihet mbi të gjithë, edhe mbi veten, dhe se zgjedh interesat e opozitës, aq me tepër se ai ka shumicën e elektoratit të djathtë, por nuk ka aq sa për të fituar vetëm me Ilir Metën.

Nëse edhe në Kukës prapë Berisha, Basha dhe Meta nuk gjejnë një formulë kompromisi për të rrëzuar PS-në, atëhere nuk ka më asnjë shpresë te këto parti se mund të rrëzojnë Edi Ramën.

Kukësi është një test për opozitën, sepse janë mundësitë pas skandalit Gjici”, shkruan Lesi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.