Nipi si “korrier” brenda pallatit! Çifti në Selitë që trafikonte kokainë, e zhduknin në tualet sa herë futej policia

Një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës u arrestuan gjatë ditës së djeshme në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre. Policia […]

Janar 23, 2024 - 11:16
 0
Nipi si “korrier” brenda pallatit! Çifti në Selitë që trafikonte kokainë, e zhduknin në tualet sa herë futej policia

Një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës u arrestuan gjatë ditës së djeshme në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre.

Policia më herët nuk kishte mundur të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin. Apartamenti ruhej dhe survejohej nga kamera sigurie, të cilat mbaheshin në vëzhgim dhe sa herë ndërhyhej për kontroll nga policia, çifti i shpërndarësve të kokainës e asgjësonte drogën në tualet, duke mos lënë asnjë gjurmë, megjithatë në operacionin e së hënën u arrit të kapej sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t’u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin.

Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në kat të katërt për të marrë lëndën narkotike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.