Nis faza e lirë e regjistrimit në Universitete, kushdo mund të regjistrohet në degët ku ka vende të lira

Maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet, kanë edhe një mundësi tjetër përmes fazës së lirë. Këtë herë, nuk bëhet përzgjedhje e degëve nga portali i aplikimit universitar por regjistrim fizikisht me dokumentacionin e kërkuar, pranë fakulteteve ku kanë mbetur kuota të lira. Kjo fazë nis këtë të mëkurë dhe do të vazhdojë […]

Tetor 3, 2023 - 15:05
 0
Nis faza e lirë e regjistrimit në Universitete, kushdo mund të regjistrohet në degët ku ka vende të lira

Maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet, kanë edhe një mundësi tjetër përmes fazës së lirë.

Këtë herë, nuk bëhet përzgjedhje e degëve nga portali i aplikimit universitar por regjistrim fizikisht me dokumentacionin e kërkuar, pranë fakulteteve ku kanë mbetur kuota të lira.

Kjo fazë nis këtë të mëkurë dhe do të vazhdojë deri më datë 10 tetor, por mbetet kusht që të jetë bërë aplikimi online ne u-albania gjatë raundit të parë apo të dytë.

Këtë vit janë regjistruar në sistem rreth 20 mijë maturantë nga 30 mijë në total, që kanë kërkuar të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike apo private në Shqipëri./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.