Nis hetimi për Biden, Republikanët kërkojnë shkarkimin e presidentit të SHBA

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë, Kevin McCarthy, njoftoi nisjen e një hetimi zyrtar për shkarkimin e presidentit Joe Biden.   McCarthy tha

Shtator 12, 2023 - 19:15
 0
Nis hetimi për Biden, Republikanët kërkojnë shkarkimin e presidentit të SHBA

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë, Kevin McCarthy, njoftoi nisjen e një hetimi zyrtar për shkarkimin e presidentit Joe Biden.

 

McCarthy tha këtë të martë se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zbuluar akuza serioze dhe të besueshme për sjelljen e Presidentit Biden që do të shërbejnë si bazë për një hetim për shkarkimin e kreut të shtëpisë së bardhë.

 

KEVIN MCCARTHY

 

KRYETARI I DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE

 

 “Po i drejtohem dhomës së përfaqësuesve të nisin një hetim për shkarkim të presidentit Biden. Ky hap do t’u japë përfaqësuesve tanë fuqinë e plotë për të mbledhur të gjitha faktet dhe përgjigjet për popullin amerikan.”

 

Gjatë fjalimit 3 minutësh, kreu i dhomës së përfaqësuesve renditi akuzat ndaj presidentit amerikan për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion.

 

Biden dyshohet se ka gënjyer për informacionet dhe dijeninë që presidenti ka sa i përket marrëdhënieve të bizneseve të djalit të tij jashtë vendit.

 

Njoftimi i bërë nga McCarthy vjen në një kohë që ai po përballet me presion në rritje nga të djathtët për të ndërmarrë veprime më të përshpejtuara ndaj Bidenit. McCarthy pritet të ketë disa takime gjatë kësaj jave me ligjvënësit për të diskutuar për shkarkimin e Bidenit.

 

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar njoftimin për nisjen e hetimit si proces të motivuar politikisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.