Nis procesi i dezinsektimit nga Shkodra, Koçiu dhe Beci japin detaje: Ka pritshmëri të lartë për turizmin

Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodër, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qenë vetë ministrja Albana Koçiu e cila ndau këtë lajm në një inspektim që bënë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet […]

Prill 26, 2024 - 18:00
 0
Nis procesi i dezinsektimit nga Shkodra, Koçiu dhe Beci japin detaje: Ka pritshmëri të lartë për turizmin

Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin.

Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodër, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qenë vetë ministrja Albana Koçiu e cila ndau këtë lajm në një inspektim që bënë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci në zonën e Shirokës.

Për Kryetarin e Bashkisë Shkodër, nisja e këtij procesi është tejet e mirëpritur e aq më tepër në këtë periudhë përgatitjesh për sezonin turistik. “Ka një pritshmëri të lartë për turizmin”, tha Beci.

I gjithë procesi është shpjeguar nga Drejtoresha e Përgjithshme Institutit të shëndetit Publik Eugena Tomini. Procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin rikthehet pas një ndërprerje pas pandemisë, ndërkohë që pikat turistike të Shkodrës janë të parat që nisin një proces të tillë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.