Nis rebelizimi i izraelitëve, protesta masive kundër Netanjahut, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve

Një valë protestash ka shpërthyer në Izrael ku qytetaret kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Mijëra njerëz

Janar 14, 2024 - 13:07
 0
Nis rebelizimi i izraelitëve, protesta masive kundër Netanjahut, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve

Një valë protestash ka shpërthyer në Izrael ku qytetaret kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Mijëra njerëz në sheshin Habima në Tel Aviv dolen me pankarta ne duar ku shkruanin “Zgjedhje tani”, ndërsa demonstratat nisën në kuadër të 100 ditëve që nga sulmi terrorist i Hamasit në Izraelin jugor, kur u rrembyen pengjet.

Familjarët e pengjeve paralajmëruan se koha për të shpëtuar të dashurit e tyre po mbaronte dhe shprehën zhgënjimin e fortë ndaj qeverisë,

Protestat u zhvilluan edhe në qytetin Haifa ku u bë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ish-ministri i mbrojtjes Moshe Ya’alon, një aleat i Netanyahut i kthyer në kritik, e akuzoi atë për krijimin e rrethanave që lejuan Hamasin të nisë sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit ku u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 240 të tjerë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.