Nis sfida Çeki-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

Sot kemi vetëm një qëllim: Fitore. Shqipëria luan në Pragë ndeshjen e katërt në këtë fazë eliminatoresh për Euro 2024. Përballë kemi Çekinë, kryesuesen e grupit, një kundërshtar shumë i fortë. Një fitore sonte e bën më të prekshme ëndrrën e Europianit. Çekia: Pavlenka (GK), Holeš, Brabec, Krejčí, Coufal, Souček (C), Král, Provod, Černý, Kuchta, Čvančara SHQIPËRIA: Berisha […]

Shtator 7, 2023 - 21:18
 0
Nis sfida Çeki-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

Sot kemi vetëm një qëllim: Fitore. Shqipëria luan në Pragë ndeshjen e katërt në këtë fazë eliminatoresh për Euro 2024.

Përballë kemi Çekinë, kryesuesen e grupit, një kundërshtar shumë i fortë.

Një fitore sonte e bën më të prekshme ëndrrën e Europianit.


Çekia: Pavlenka (GK), Holeš, Brabec, Krejčí, Coufal, Souček (C), Král, Provod, Černý, Kuchta, Čvančara


SHQIPËRIA: Berisha (GK), Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi


ArbitërAnthony Taylor (Angli) / Asisentë: Gary Beswick & Lee Betts (Angli) / VAR: Darren England (Angli)


Stadiumi: Fortuna Arena, Pragë


Ndeshja minutë pas minute

27’ – Çfarë humb Shqipëria. Sërish fitojnë një top në mesin e fushës. Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të godasë drejt portës pasi çekët organizohen shumë shpejt.

26’ – Asani kap në befasi mbrojtjen çeke, por Bajrami e jep topin shumë vonë. Pozicion jashtë loje.

24’ – Goditje me kokë nga Souçek. Pret Berisha.

21’ – Aksion i bukur nga çekët, por Kral e dërgon në rivënie fundore.

20’ – Lojë e barabartë mes dy ekipeve. Secila synon të mos bëjë gabime. Luftohet më së shumti në mesin e fushës.

11′ – Goditje nga jashtë zone, por i gatshëm Berisha. Vijon 0-0 sfida.

Nis sfida Çeki-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

5’ – Provon Shqipëria. Mitaj synon një top për Cikalleshin, por sulmuesi është jashtë loje.

2’ – Kros nga Asllani për Seferin. Sulmuesi pretendon një shtyrje. Rivënie fundore për anglezin Taylor.

0’ – Nis sfida!

Nis sfida Çeki-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.