Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Rama: Falas për të gjithë nxënësit e 9-vjeçareve dhe për 16 kategori të veçanta

Ka nisur shpërndarja e teksteve për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili njofton se do të jenë falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një […]

Shtator 1, 2023 - 09:01
 0
Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Rama: Falas për të gjithë nxënësit e 9-vjeçareve dhe për 16 kategori të veçanta

Ka nisur shpërndarja e teksteve për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili njofton se do të jenë falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.

Përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

“Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.