Nisin flirtet e para në “Ferma VIP”? Xhesika Polo ngacmon Robertin për Ditean: Ndoshta e pret burri jashtë

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Dite dhe Roberti. Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para. Ditea po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë […]

Mars 25, 2024 - 11:25
 0
Nisin flirtet e para në “Ferma VIP”? Xhesika Polo ngacmon Robertin për Ditean: Ndoshta e pret burri jashtë

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Dite dhe Roberti.

Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para.

Ditea po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet.

“E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo. Ndoshta është burri duke e pritur. Ndoshta është duke të pritur edhe ty ndonjë”, i drejtohet Xhesika-Robertit.

Ditea nuk ka reaguar për ngacmimet, por gjithsesi konfirmoi se nuk ka dikë që e pret jashtë. Edhe Roberti i dha shenjat e para gjatë bisedës.

Ditea: Kam qene në një emision, me një përsonazh që unë e dua shumë.

Roberti: Mashkull?

Ditea: Po

Roberti: Çfarë flet? Do të më bësh xheloz.

Kjo bisedë ka bindur Xhesikën e cila ka përfunduar:

“Besoj se jemi njohur mjaftueshëm për ti bërë disa batuta, por fakti është se ka një të vërtetë aty brenda. Me ato sytë e tua flirtues.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.