Një anije e dytë me ndihma humanitare niset drejt Rripit të Gazës

Një anije e dytë e ngarkuar me ndihma humanitare është gati për nisje të menjëhershme nga Qiproja me destinacion Rripin e Gazës, pas mbërritjes të

Mars 16, 2024 - 19:15
 0
Një anije e dytë me ndihma humanitare niset drejt Rripit të Gazës

Një anije e dytë e ngarkuar me ndihma humanitare është gati për nisje të menjëhershme nga Qiproja me destinacion Rripin e Gazës, pas mbërritjes të 200 tonëve ndihma ushqimore një ditë më parë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme qipriote, Theodoros Gotsis, njoftoi se anija është gati të niset nesër për në Rripin e Gazës.

Anija do të lëvizë në korridorin humanitar detar që është hapur nga porti i Larnakës dhe është përdorur për herë të parë nga anija e organizatës joqeveritare spanjolle Open Arms, e cila tërhoqi një maune me 200 tonë ndihma ushqimore.

Organizata Botërore Qendrore e Kuzhinës njoftoi sot se e gjithë ngarkesa u shkarkua sot përmes një doke të përkohshme lundruese dhe u transportua në enklavë me 12 kamionë.

Jose Andres, kreu i organizatës Open Arms, tha se  në anijen e dytë u ngarkuan 240 tonë ushqime: oriz, miell, vaj, proteina të konservuara dhe perime, por edhe hurma që hahen tradicionalisht gjatë muajit të Ramazanit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.