Një avion ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet

Nëntor 29, 2023 - 08:38
 0
Një avion ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor.

 

Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni.

 

Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean.

 

Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar për këtë incident.

 

Rrëzimi i avionit amerikan vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 sa ishin në bord.

 

Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.