Një homoseksual emërohet kryeministër i Francës, më i riu në historinë e shtetit

Mediat franceze shkruajnë se ministri i Arsimit Gabriel Attal, një aleat i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron, i cili u bë i njohur pasi u emërua zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë se koronavirusit, do të jetë kryeministri i ri i Francës. Attal, 34-vjeç, bëhet kështu kryeministri më i ri i Francës dhe i pari homoseksual. […]

Janar 9, 2024 - 12:47
 0
Një homoseksual emërohet kryeministër i Francës, më i riu në historinë e shtetit

Mediat franceze shkruajnë se ministri i Arsimit Gabriel Attal, një aleat i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron, i cili u bë i njohur pasi u emërua zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë se koronavirusit, do të jetë kryeministri i ri i Francës.

Attal, 34-vjeç, bëhet kështu kryeministri më i ri i Francës dhe i pari homoseksual.

Dikur anëtar i Partisë Socialiste të Francës, Attal ka qenë më parë edhe ministër i Financave.

Ai do të pasonte në këtë detyrë Elisabet Borne, e cila një ditë më parë paraqiti zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministres.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.