“Një i panjohur hynte nga dritarja e shtëpisë”, motra e Pëllumb Metës hedh akuza ndaj kunatës për tradhti
Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj se ka tradhtuar vëllain e saj. Ajo ka deklaruar se fqinjët e çiftit kanë parë një person të panjohur duke hyrë nga dritarja e banesës së 50-vjeçarit, kur ky i fundit […]
Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj se ka tradhtuar vëllain e saj.
Ajo ka deklaruar se fqinjët e çiftit kanë parë një person të panjohur duke hyrë nga dritarja e banesës së 50-vjeçarit, kur ky i fundit ndodhej emigrant në Itali.
E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, halla e fëmijëve tha se vëllain e saj nuk e ka vrarë vajza e vogël, por kunata, ose djali i madh.
Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them se ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri.
Kur ishte vëllai në Itali këta kanë parë një person lart e poshtë, të huaj. Pyesnin kush është ky që hyn e del. E kanë parë tek penxherja e vëllait tim. Nëna ime e ka nuhatur dhe ajo i ka marrë jetën nënës sime. Ajo është monstër, duhet të japë llogari dhe të nxjerrë të vërtetën.
Kam dyshime të forta që edhe nënën ma ka mbytur. Si vdiq nëna tak fak, ishte në pazar erdhi në shtëpi, e paketoi e vendosi pas sobës. Erdhi prej pazarit të Durrësit dhe tha hajdeni se është nëna sëmurë, kur erdhi e gjetëm nënën të paketuar. Kam dyshuar që në atë kohë, unë isha në kurbet, s’kam marrë pjesë në varrim sepse isha pa letra. Të gjithë kanë ngritur dyshime”, tha Lutfie Muka.
What's Your Reaction?