Një i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, plagoset dhe një grua

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytetin e Kosovës. Policia thotë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë raportohet se e plagosur ka mbetur një grua. “Rreth orës 21:15, është raportuar për […]

Mars 27, 2024 - 08:30
 0
Një i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, plagoset dhe një grua

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytetin e Kosovës. Policia thotë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë raportohet se e plagosur ka mbetur një grua.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë policia, raportojnë mediat në Kosovë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.