Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në qytetin qendror të Ukrainës

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror

Shtator 22, 2023 - 21:00
 0
Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në qytetin qendror të Ukrainës

Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.

 

“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.

 

“Një person është vrarë”, shtoi ai.

 

Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.

 

“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

 

Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, tha të premten se Rusia e ka rinisur fushatën sistemike të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, por shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës është e përgatitur më mirë këtë vit sesa vitin e kaluar, shkruan REL.

 

Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kryen sulme të vazhdueshme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës, duke i lënë miliona njerëz pa rrymë, ngrohje dhe ujë për kohë të gjatë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.