“Një kandidat më 24 shtator”/ Thirrja e PD së Kukësit për zgjedhjet, Tabaku: Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar s’të bën të shitur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur PD e Degës Kukës e cila ka kërkuar që në zgjedhet që do mbahen në shtator të dilet me një kandidat. Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të […]

Gusht 16, 2023 - 16:02
 0
“Një kandidat më 24 shtator”/ Thirrja e PD së Kukësit për zgjedhjet, Tabaku: Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar s’të bën të shitur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur PD e Degës Kukës e cila ka kërkuar që në zgjedhet që do mbahen në shtator të dilet me një kandidat.

Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve.

“Partia Demokratike Dega Kukes është treguar largëpamëse edhe përbashkuese duke kërkuar vetëm një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës!

Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve. Për demokratët ajo do të thotë oferta më e mirë opozitare dhe jo një opozitë me copa!

Që në shtator 2022 kam kërkuar përgjegjshmëri dhe kam diskutuar mundësinë për të menduar për qytetarët dhe jo për ofiqarët. Kjo mund të arrijë vetëm duke qenë një alternativë!

Sot, këtë na e kërkojnë edhe njerëzit! Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”, shkruan Tabaku në postimin e saj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.