“Një mik i madh i Ukrainës”, Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E informova për situatën në fushëbetejë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e ka cilësuar një “mik të madh të Ukrainës”, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin

Maj 22, 2024 - 17:30
 0
“Një mik i madh i Ukrainës”, Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E informova për situatën në fushëbetejë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e ka cilësuar një “mik të madh të Ukrainës”, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shkruan se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramën për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.


E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.