Një modele e bardhë fiton çmimin Miss Zimbabve, publiku reagon: “Ajo nuk na përfaqëson”

Miss Zimbabve 2023 eshte shpallur një modele e bardhë me flokë të gjatë bjonde. Jo saktësisht çfarë do të priste shumica e banorëve të

Shtator 27, 2023 - 10:45
 0
Një modele e bardhë fiton çmimin Miss Zimbabve, publiku reagon: “Ajo nuk na përfaqëson”

Miss Zimbabve 2023 eshte shpallur një modele e bardhë me flokë të gjatë bjonde.

Jo saktësisht çfarë do të priste shumica e banorëve të shtetit afrikan, ku pothuajse e gjithë popullsia është me ngjyrë. 

 

Vajza 21-vjeçare quhet Brooke Bruk-Jackson dhe vjen nga Harare, kryeqyteti i vendit. 

 

Edhe pse gëzimi i madh i Miss-it të ri ka bërë për vete shumë njerëz, të tjerë e kanë kritikuar ashpër nominimin e saj, i cili përkon edhe me kandidaturën e saj për të përfaqësuar Zimbabvenë në Miss Universe më 18 nëntor në El Salvador.

 

 “Zemra ime është plot gëzim dhe mirënjohje. E fitova këtë kurorë për vendin tonë të bukur, për t’i shërbyer popullit tonë dhe për të qenë mishërim i veçantisë së Zimbabve”, këto janë fjalët e para të Miss-it gjatë marrjes së kurores .

 

Ajo, e vetmja vajzë e bardhë në podium, nuk e kishte idenë se ai moment do te kthehej nga një ortek kritikash në rrjetet sociale.

 

“Stërgjyshërit e mi do të rrotulloheshin në varret e tyre,” shkruante një përdorues, “shumë e bardhë për të përfaqësuar një komb me zezakë, ajo nuk na identifikon, ajo është e huaj!”, komentonin shume te tjere, ceshtje qe ka shkaktuar shume debat ne vendin e varfer afrikan./ tgcom

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.