Një muaj pas sulmit tragjik, Universiteti i Pragës hap dyert për studentët

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin e Karlit në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët

Janar 21, 2024 - 17:37
 0
Një muaj pas sulmit tragjik, Universiteti i Pragës hap dyert për studentët

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin e Karlit në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar.

Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje.

Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Ai, më pas, e ka vrarë veten.

Aktualisht janë duke u zhvilluar shumë hetime për sulmuesin dhe përgjigjen e policisë çeke ndaj sulmit.

Qëllimi i rihapjes së Fakultetit të Arteve të dielën që është t’iu ndihmojë studentëve dhe stafit që t’i kthehen jetës akademike, me ligjërata të shkurtra, shkëmbime librash dhe performanca muzikore.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të ofrohen edhe konsulta psikologjike për ata që kanë nevojë.

Besohet se riparimet në katin e katërt të ndërtesës, ku ka ndodhur sulmi, do të kushtojnë dhjetëra mijëra euro.

Ligjëratat e rregullta për semestrin pranveror në këtë fakultet do të nisin më 19 shkurt, përveç katit të katërt.

I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

Sulmi i 21 dhjetorit ka qenë më i rëndi në historinë moderne të Çekisë. /REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.