Një nga më të mirët në kualifikuese, Asani: Realizoj gol edhe në Europian, kemi bërë diçka të madhe

Jasir Asani ishte një nga më të mirët te Shqipëria në këtë fushatë kualifikuese të Euro 2024, duke dhënë një dorë të madhe në arritjen në Europian. “Jam shumë i lumtur pasi të gjithë tifozët i kemi gëzuar. Më në fund u kualifikuam në Europian, por pa tifozët do të ishte e vështirë. Të gjithë […]

Nëntor 17, 2023 - 21:13
 0
Një nga më të mirët në kualifikuese, Asani: Realizoj gol edhe në Europian, kemi bërë diçka të madhe

Jasir Asani ishte një nga më të mirët te Shqipëria në këtë fushatë kualifikuese të Euro 2024, duke dhënë një dorë të madhe në arritjen në Europian.

“Jam shumë i lumtur pasi të gjithë tifozët i kemi gëzuar. Më në fund u kualifikuam në Europian, por pa tifozët do të ishte e vështirë. Të gjithë kemi bërë diçka të madhe si stafi, Presidenti dhe të gjithë. Të shënoj në Europian? Patjetër që do të shënoj, por kemi ndeshje dhe të hënën. E provova nga 16 metërshi goditjen, por duhet të pasoja tek Hysaj. Rëndësi ka që siguruam kualifikimin”, u shpreh Jasir Asani ps barazimit 1-1 në tokën moldave.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.