Një orë e gjetur në ”Titanic”-ut shitet për 1,5 milionë dollarë

Një orë xhepi prej ari, që u gjet në trupin e njeriut më të pasur të ”Titanic”-ut, u shit 1,48 milionë dollarë. Ora iu shit një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara në ”Henry Aldridge & Son”, në Devizes, Wiltshire, për shumën më të lartë ndonjëherë për relikeve të ”Titanic”-ut, thanë organizatorët. Para ankandit, ora […]

Prill 28, 2024 - 11:30
 0
Një orë e gjetur në ”Titanic”-ut shitet për 1,5 milionë dollarë

Një orë xhepi prej ari, që u gjet në trupin e njeriut më të pasur të ”Titanic”-ut, u shit 1,48 milionë dollarë.

Ora iu shit një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara në ”Henry Aldridge & Son”, në Devizes, Wiltshire, për shumën më të lartë ndonjëherë për relikeve të ”Titanic”-ut, thanë organizatorët.

Para ankandit, ora mendohej të shkonte deri në 200 000 dollarë.

Shuma e mëparshme më e lartë e paguar për artefaktet e anijes ishte 1,2 milionë dollarë, për një violinë.

”112 vjet më vonë, ne ende po flasim për anijen, pasagjerët dhe ekuipazhin. Çdo burrë, grua dhe fëmijë kishte një histori për të treguar”, thanë organizatorët e ankandit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.