Një person i armatosur hapi zjarr ndaj automjeteve dhe një shkolle në Bregun Perëndimor, tre të plagosur

Një person i panjohur hapi zjarr mëngjesin e së enjtes ndaj disa automjeteve pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë tre

Mars 28, 2024 - 09:55
 0
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj automjeteve dhe një shkolle në Bregun Perëndimor, tre të plagosur

Një person i panjohur hapi zjarr mëngjesin e së enjtes ndaj disa automjeteve pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Awza”, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jerikos, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë plagosur më lehtë.

Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet.

Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët ndërsa po kërkon për sulmuesin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.