Një plumb në dorë e një në bark, Ardian Gjeloshi objektiv i atentatit, si është gjendja shëndetësore e pronarit të firmës së inerteve

Pronari i firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ndodhet në spitalin e Traumës. Gazetari i

Shkurt 10, 2024 - 11:29
 0
Një plumb në dorë e një në bark, Ardian Gjeloshi objektiv i atentatit, si është gjendja shëndetësore e pronarit të firmës së inerteve

Pronari i firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ndodhet në spitalin e Traumës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Ka marrë dy plumba, një në dorë dhe tjetrin në bark. Plumbi në bark sa e ka prekur sipërfaqësisht në lëkurë.

Në orën 07:00, në një firmë inertesh në fshatin Gurëz, persona ende të paidentifikuar vranë ekonomisitin 70-vjeçar të firmës, Selman Mihana dhe plagosën pronarin Ardian Gjeloshi.

Policia thotë se është qëlluar me një armë zjarri tip automatik nga brenda rrethimit të firmës.

Po hetohen disa pista si dhe mosmarrëveshjet e mëparshme që mund të ketë pasur Gjeloshi, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.