Një shofer i dehur shkaktoi aksidentin me autokolonën e Joe Biden

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden. Sips medieve

Dhjetor 18, 2023 - 18:04
 0
Një shofer i dehur shkaktoi aksidentin me autokolonën e Joe Biden

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden.

Sips medieve të huaja, shoferi i cili përplasi autokolonën po ndiqet penalisht për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe drejtim të pakujdesshëm, njoftoi sot policia lokale.

Aksidenti ndodhi në një kryqëzim pranë selisë së stafit të Biden, disa dhjetëra metra larg Presidentit.

Një zhurmë e madhe u dëgjua dhe menjëherë agjentët e Shërbimit Sekret që shoqërojnë gjithmonë presidentin rrethuan makinën me armët drejt shoferit, raportuan gazetarët.

Aksidenti u shkaktua nga një burrë 46-vjeçar nga Wilmington, qyteti ku është vendosur stafi i fushatës së Biden. Aksidenti erdhi ndërsa presidenti demokrat, i cili do të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet e 2024, po largohej nga rajoni./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.