Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që merr ketë detyrë

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey. Bëhet fjalë për Violeta Berishën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA. “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin […]

Janar 5, 2024 - 11:25
 0
Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që merr ketë detyrë

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.

Bëhet fjalë për Violeta Berishën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta  Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj.  Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.