“Një shqiptare e zhdukur në Suedi”/ Sekreti që dinte Liridona bëri që Naimi ta vriste?

Në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel u diskutua sot sërish për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Shumë është folur por ende nuk dihet një informacion i saktë i arsyes që bëri që Naimi të paguante për vrasjen e gruas së tij. Gazetari Milaim Zeka në […]

Dhjetor 11, 2023 - 16:01
 0
“Një shqiptare e zhdukur në Suedi”/ Sekreti që dinte Liridona bëri që Naimi ta vriste?

Në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel u diskutua sot sërish për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Shumë është folur por ende nuk dihet një informacion i saktë i arsyes që bëri që Naimi të paguante për vrasjen e gruas së tij.

Gazetari Milaim Zeka në një lidhje skype me emisionin bëri një deklaratë bombë, një pistë që nuk ishte dëgjuar deri më tani.

“Por ka dhe një pistë tjetër. Bëhet fjalë për një grua shqiptare të zhdukur në Suedi, dhe ky ishte një informacion që Liridona e dinte.

E dinte sigurisht Naimi dhe babai i Naimit, Shabani. Për këtë po hetonte dhe policia suedeze.

Ky mund të jetë një nga sekretet që mbante Liridona,” tha Zeka./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.