Një supergol nderon Fiorentinë, “vjollcët” fitojnë gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Atalantës së Gjimshitit

Fiorentina fitoi aktin e parë të gjysmëfinales së kupës së Italisë, duke mundur 1 me 0 në fushën e vet Atalantën. Një sukses

Prill 4, 2024 - 12:05
 0
Një supergol nderon Fiorentinë, “vjollcët” fitojnë gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Atalantës së Gjimshitit

Fiorentina fitoi aktin e parë të gjysmëfinales së kupës së Italisë, duke mundur 1 me 0 në fushën e vet Atalantën. Një sukses që e çon skuadrën toskane me një avantazh të lehte në duelin e kthimit që do të luhet në Bergamo më 24 prill.

Pjesa e parë në “Artemio Franki” e dominuar nga vjollcët, të cilët patën dy-tre mundësi për shënim përmes Beltran, Bonaventura dhe Beloti. Mirëpo ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 31 nga një kryevepër e Rolando Mandragorës pas një gjuajtje nga distanca.

Në të dytën ndeshja ishte më e ekuilibruar me raste të dyja portat. Bergamaskët provuan fillimisht me Hijen, mirëpo Karneseki pati punën më të vështirë pasi iu desh të bënte disa superpritje, sidomos ato ndaj Niko Gonzales.

Për miqtë momentin më të artë nuk e shfrytëzoi dot Baker në minutën e 66. Deri në fund edhe dy raste të tjera për tu evidentuar, Ranieri për Fiorentinen dhe Skamaka për miqtë, e megjithatë rezultati nuk do të ndryshonte më.

Tek skuadra mike luajti si zakonisht titullar kapiteni i përfaqësueses sonë Berat Gjimshiti, autor i një 90 minutëshi të mirë. Pas 3 javësh Atalanta është e thërritur te tentojë përmbysjen në shtëpi për të kërkuar kualifikimin për në finale e kupës së Italisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.