Një tjetër makinë në pyllin ku u masakrua shqiptari, dyshime se vrasja u planifikua

Ndonëse tejet të rezervuar në dhënien e informacionit, hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Këtë të enjte, mediat fqinje shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar. Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të […]

Janar 25, 2024 - 12:57
 0
Një tjetër makinë në pyllin ku u masakrua shqiptari, dyshime se vrasja u planifikua

Ndonëse tejet të rezervuar në dhënien e informacionit, hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Këtë të enjte, mediat fqinje shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar.

Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të ketë ardhur me makinë, të cilën e ka parkuar pranë mjetit të Dedja. Nuk përjashtohet edhe mundësi që shqiptari të jetë goditur fillimisht brenda këtij automjeti.

Sa i takon makinë se shqiptarit, në dritë del një tjetër detaj. Karabinierët e gjetën Mercedesin të mbyllur dhe çelësat e zhdukur. Për të hapur mjetin e viktimës ata përdorën çelësat rezervë që kishte në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësi që çelësat i ka marrë vrasësi.

Në foto viktima, Bledar Dedja
Në foto viktima, Bledar Dedja

Bledar Dedja u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s. Trupi i tij i pajetë u zbulua mëngjesin e së dielës, i goditur të paktën 20 herë me thikë. Pavarësisht hetimeve intensive, deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar. As arma e krimit nuk është gjetur.

Dyshimet kryesore të hetuesve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Deri më tani janë marrë me dhjetëra persona në pyetje, ndërsa në analizë të detajuar është marrë telefoni i viktimës për të kuptuar se me kë ka biseduar e me kë kishte lënë takim atë pasdite. Pa dhënë shumë detaje, mediat italiane shkruajnë se ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.