Një tjetër shqiptar i bashkohet skuadrës së Empolit
Një tjetër shqiptarë i është bashkuar skuadrës së Empolit në Serie A. Pas Etrit Berishës, Stiven Shpendit dhe Ardian Ismailit edhe 19-vjeçari Ardi
Një tjetër shqiptarë i është bashkuar skuadrës së Empolit në Serie A. Pas Etrit Berishës, Stiven Shpendit dhe Ardian Ismailit edhe 19-vjeçari Ardi Kurti ka firmosur me Empolin.
Skuadra italiane ka afruar në ekip dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste Adi Kurtit, mbrojtësit të Kombëtares U-19 që është lindur në Elbasan.
I gjatë 1.94 metër dhe me rolin e qendrës së mbrojtjes, Kurti është nga sot pjesë e ekipit të Empolit dhe pret të tregojë cilësitë te moshat, për t’u afruar më pas në ekipin e parë.
18-vjeçari ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Duket se djaloshi është në hapat e Elseid Hysajt dhe Kristjan Asllanit, të formuar në këtë ekip.
What's Your Reaction?