Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër vend ka hequr vizat me Kosovën. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. “Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë […]

Janar 11, 2024 - 10:07
 0
Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër vend ka hequr vizat me Kosovën. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Nga ana tjetër, nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ishte vendi i fundit në Ballkan që iu liberalizuan vizat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.