“Një tmerr”/ Lista për në EURO 2024, Braçe: Asnjë futbollist nga kampionati shqiptar, Sylvinho s’na mbushi me shpresë për…!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk ka mbetur i kënaqur me listën e lojtarëve që trajneri i kombëtares, Sylvinho do të grumbullojë në Gjermani, për kampionatin evropian, EURO 2204. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Braçe deklaroi se është tmerr fakti që trajneri Sylvinho nuk grumbulloi asnjë futbollist nga kampionati vendas. “Ky është […]

Maj 27, 2024 - 20:40
 0
“Një tmerr”/ Lista për në EURO 2024, Braçe: Asnjë futbollist nga kampionati shqiptar, Sylvinho s’na mbushi me shpresë për…!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk ka mbetur i kënaqur me listën e lojtarëve që trajneri i kombëtares, Sylvinho do të grumbullojë në Gjermani, për kampionatin evropian, EURO 2204.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Braçe deklaroi se është tmerr fakti që trajneri Sylvinho nuk grumbulloi asnjë futbollist nga kampionati vendas.

“Ky është tmerr. Në momentin që thua kemi rritje në cilësi, në nivel, dhe nuk është se nuk ka, ka cilësi, mospërfshirja e asnjë lojtari, qoftë edhe i ri, janë ekipe të mëdha, Angli, Itali që e marrin një 18-vjeçar. Nuk arrij ta kuptoj sesi ky Silvinho që na ka mbushur me shpresë gjatë gjithë eleminatorëve, nuk na mbushi me shpresë për këta djem që luajnë në Shqipëri”, theksoi ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.