Një vit nga aneksimi i territoreve ukrainase, Putin feston në sheshin e kuq: Mirëserdhët në shtëpi!

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të festuar përvjetorin e parë të aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës. Organizatorët po shpërndanin flamuj rusë për turmën. Skena ishte e rrethuar nga ekrane gjigante që projektonin sloganin “një komb, një familje, një Rusi”, siç titullohet edhe kjo ngjarje. Mbi të ishte [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 09:50
 0
Një vit nga aneksimi i territoreve ukrainase, Putin feston në sheshin e kuq: Mirëserdhët në shtëpi!

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të festuar përvjetorin e parë të aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës. Organizatorët po shpërndanin flamuj rusë për turmën.

Skena ishte e rrethuar nga ekrane gjigante që projektonin sloganin “një komb, një familje, një Rusi”, siç titullohet edhe kjo ngjarje.

Mbi të ishte mbishkrimi “Donbass është Rusia e Re”, një referencë për planin për të krijuar një territor rus në Ukrainën jugore dhe lindore, i cili denoncohet si “imperialist” nga Kievi.

Në fund të shtatorit 2022, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dokumentet me të cilat provincat e Ukrainës Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson u aneksuan në Rusi.

Menjëherë ai u shfaq në një koncert festiv në Sheshin e Kuq dhe duke iu drejtuar banorëve të këtyre zonave duke ju thënë: “Mirëserdhët në shtëpi”.

Aneksimet u dënuan nga Kievi dhe vendet perëndimore, të cilët i konsideruan “të paligjshme”.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.