“Një vrasje e menduar keq”/ Gazetari: Pse bindem që Liridona u vra për paratë

Gazetari Sokol Bregu tha se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë. Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë. “Një histori tradhtie do ishte […]

Dhjetor 6, 2023 - 17:17
 0
“Një vrasje e menduar keq”/ Gazetari: Pse bindem që Liridona u vra për paratë

Gazetari Sokol Bregu tha se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë.

Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë.

“Një histori tradhtie do ishte një reagim momental. Xhelozia lind aty për aty dhe krijohet një agravim menjëherë. A është historia e një siguracioni? Është më tepër e mundshme në një rast konkret, duke ditur jetesën e pasur dhe mungesën së fundmi.

Por ishte një vrasje e menduar keq, se nëse do ishte një histori e menduar gjatë do gjente një ekzekutor profesionist, nuk do fuste shokun që nuk ishte ekspert dhe që la gjurmë pa fund. Kodi i Kosovës e ka dënimin 10 vjet deri në burgim të përjetshëm, Shqipëria e ka nga 35 vjet deri burgim i përjetshëm, pra Kosova ka një kod penal më të lehtë.

Pse unë bindem që gjithçka është për para? Se në këtë moment Naimi nuk po mundej të militonte politikisht, kërkonte gjithmonë të binte në sy duke u shoqëruar me personazhe të njohura.

Nëse paska të bëjë me homoseksualitetin e tij, ai do e kishte më të lehtë të bënte një divorc në një shtete si Suedia që është shtet modern dhe social dhe ku do të mund të përfitonte”, tha gazetari në një intervistë për Euronews Albania.

Gjerësisht është diskutuar nëse Murseli mund të kishte një lidhje me një person të gjinisë së njëjtë, arsye kjo që sipas gazetarit nuk mund të qëndronte në një shoqëri moderne ku ata jetonin, siç është Suedia.

“Ata kanë pasur probleme në çift, por  të sjellësh sot se këto probleme rridhkan nga një sekret kaq i madh, unë s’i besoj këto sekrete. I kam dëgjuar të gjitha fjalitë, nëse ka të bëjë me homoseksualitetin e personit, nëse është e mundur të jetë kjo, atëherë ata jetojnë në një shoqëri moderne siç është Suedia.

Akoma më mirë do ta kishte ai nëse do të ishte i tillë. Bënte një divorc dhe do të kishte një promovim akoma më të madh në një shoqëri si Suedia, ku gjatë gjithë kohës këta persona marrin një ndihmë.

Suedia është një ndër shtetet më moderne dhe më sociale në botë, kështu që nuk do të kishte probleme. Edhe nëse do të kishte probleme me krushqit e tij për një marrëdhënie homoseksuale, nuk më rezulton të jetë kaq problematike”, u shpreh Bregu./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.