Një zgjidhje pa Goron dhe Belerin

Nga Mero Baze Në Greqi janë ngjallur shpresat për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës së Bashkisë së Himarës, pasi kryeministri Edi Rama tha se po shikon mundësinë e ndërprerjes së punës si kryetar bashkie të kryetarit në detyrë Jorgo Goro. Të lodhur nga rezistenca e Edi Ramës, shtypi grek po e merr këtë si […]

Dhjetor 25, 2023 - 15:10
 0
Një zgjidhje pa Goron dhe Belerin

Nga Mero Baze

Në Greqi janë ngjallur shpresat për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës së Bashkisë së Himarës, pasi kryeministri Edi Rama tha se po shikon mundësinë e ndërprerjes së punës si kryetar bashkie të kryetarit në detyrë Jorgo Goro.
Të lodhur nga rezistenca e Edi Ramës, shtypi grek po e merr këtë si një sinjal lëshimi, ndërsa kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka filluar propozon dhe skema se si mund të bëhet zëvendësimi deri në rikthimin e tij. Aktualisht ai kërkon që të pas largimit të Goros në krye të Bashkisë të emërohet një anëtar i Këshillit Bashkiak të opozitës, të cilët janë në pakicë brenda Këshillit bashkiak.

Në fakt e vetmja vlerë që ka lëvizja e Ramës është se ka hapur debatin se kush do ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e reja.

Fabula që Beleri është kryetar I Bashkisë, ka rënë me dy vendime gjykate. Gjykata e Lartë dhe GJKKO thonë qartë se pavarësisht se është kryetar i zgjedhur ai nuk është kryetar bashkie nëse nuk betohet dhe në kushtet e masës së sigurisë nuk betohet dot.

Edhe pretendimi tjetër i tyre për caktimin e një kandidati nga Këshilli Bashkiak bie poshtë pasi arsyetimi i gjykatës i lë në dorë qeverisë zgjidhjen, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak. Por dhe nëse shkohet me marrëveshje politike drejt Këshillit bashkiak, Dulja dhe Beleri janë në pakicë në atë këshill dhe nuk fitojnë dot. Pra thjesht duhet bërë marrëveshje me Ramën.

Nga ana tjetër, pala greke e ka ulur ndjeshëm stekën e kërkesave të saj, nga kërkesa për lirimin e menjëhershëm të Belerit e më pas lejen për tu betuar, tek një zgjidhje të shpejtë me sa më pak kosto.

E gjitha kjo erdhi pasi Greqia mbështeti shumë shpresat tek presioni ndërkombëtar kundër Shqipërisë, presion që në fakt ju kthye Greqisë mbrapsht nga vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA. Dhe ngjan një harxhim i madh energjish në diplomacinë ndërkombëtare të Greqisë, për një çështje shumë lokale dhe për Shqipërinë. Ndaj është e qartë se Micotaqis do çdo zgjidhje që është e shpejtë dhe që ja heq nga këmbët ketë zinxhir në raportet me Shqipërinë.

Dhe duket se ndërsa Rama po lëshon Goron nga Bashkia, ata janë po ashtu gati të lëshojnë të ardhmen e Belerit në Bashki, mjafton që kriza të zgjidhet. Ajo po kushton më shumë se Beleri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.