“Njëri përndjek gratë, tjetrin e kap policia!”/ Debatet e Romeo Veshajt me djemtë në BBV, reagon i vëllai dhe miku i tij: I ngacmojnë…

Pas krisjes së miqësisë, nuk kanë munguar debatet mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë  e “Big Brother VIP”. Me tone të larta, dyshja janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ndërsa moderatori i ka përmendur familjen Romeos. Për të mos mjaftuar kjo, Romeo është përplasur edhe me Liam Osmanin, i cili në një […]

Prill 9, 2024 - 12:45
 0
“Njëri përndjek gratë, tjetrin e kap policia!”/ Debatet e Romeo Veshajt me djemtë në BBV, reagon i vëllai dhe miku i tij: I ngacmojnë…

Pas krisjes së miqësisë, nuk kanë munguar debatet mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë  e “Big Brother VIP”.

Me tone të larta, dyshja janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ndërsa moderatori i ka përmendur familjen Romeos.

Për të mos mjaftuar kjo, Romeo është përplasur edhe me Liam Osmanin, i cili në një moment i drejtohet aktorit: “Ti s’e di çfarë është burrëria”.

Pas këtyre situatave mes banorëve, kanë reguar edhe familjarët dhe miqtë e Romeos jashtë shtëpisë së BBV.

Vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një reagim në ‘InstaStory’, ka ironizuar dy djemtë lidhur me debatin me Romeon, ndërsa shkruan “këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë!?”

“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti”, shkruan Donaldi.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga miku i Romeos, Elgit Doda, i cili ka thumbuar dy djemtë për sjelljen e tyre ndaj aktorit.

“Të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah, vetëm për ta nxjerrë nga vetja”, shkruan këngëtari.

“Kush ka ngel me tregu për burrërinë, njëri që e ka kapur policia për mashtrim në mes të emisionit, e tjetri që përndjek gratë. E që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah, vetëm për ta nxjerrë nga vetja. Hajde burrni hajde. Vetëm durim vëlla’, ka shkruar Elgiti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.