Njëri prej të dyshuarve kosovarë në përleshjen me armë në Prishtinë, i kërkuar edhe nga FBI-ja!!

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati. Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh. Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”. Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte […]

Gusht 5, 2023 - 15:59
 0
Njëri prej të dyshuarve kosovarë në përleshjen me armë në Prishtinë, i kërkuar edhe nga FBI-ja!!

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.

Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York, shkruan koha.net.

Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.