Njërin e vrau dhe tjetrin e plagosi, ja kush është 70 vjeçari që qëlloi ndaj fqinjëve në Kamëz

Ky është 70 vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri mesditën e së enjtes në Kamzë 55 vjeçarin Shefqet Hasa dhe plagosi Besim Keçën. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit. Më herët u raportua se autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre […]

Nëntor 30, 2023 - 19:05
 0
Njërin e vrau dhe tjetrin e plagosi, ja kush është 70 vjeçari që qëlloi ndaj fqinjëve në Kamëz

Ky është 70 vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri mesditën e së enjtes në Kamzë 55 vjeçarin Shefqet Hasa dhe plagosi Besim Keçën. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit. Më herët u raportua se autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal.

Gazetari Ervin Leka raportoi se autori kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa si edhe banorë të tjerë, bashkë me të plagosurin Besim Keça.

Ujësjellësi ka bërë piketimin ndërsa 2 fqinjët, para se të ndodhte ngjarja i kanë thënë që nuk do ta lidhte pasi nuk kishte paguar më herët para. Në gjaknxehtësi e sipër autori ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Ndërkohë Maliq Marku ka kontaktuar me ujesjejlles kanalizimet e Kamzes të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.