Njësoj si Macron/ Ministrja e jashtme finlandeze: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Finlandës Elina Valtonen nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë. Ajo shtoi megjithatë se për momentin nuk ka nevojë që diçka e tillë të ndodhë. Valtonen i ka bërë komentet gjatë një intervistë për Financial Times. “Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren […]

Prill 1, 2024 - 18:05
 0
Njësoj si Macron/ Ministrja e jashtme finlandeze: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Finlandës Elina Valtonen nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë. Ajo shtoi megjithatë se për momentin nuk ka nevojë që diçka e tillë të ndodhë.

Valtonen i ka bërë komentet gjatë një intervistë për Financial Times. “Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren dhe ne as nuk jemi të gatshëm ta diskutojmë në këtë fazë. Por për një afat të gjatë, sigurisht që nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, theksoi ministrja finlandeze.

Më herët, Macron ka thënë se një vendosje e trupave të huaja në Ukrainë nuk përjashtohet si mundësi. Ai shtoi se deklarata që ka bërë ishte menduar me shumë kujdes.

Më tej, Macron, duke komentuar fjalët e tij, u shpreh se nëse kjo ide do zbatohej, forcat franceze nuk do të shkonin në ofensivë ndaj Rusisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.