Nju Jorku padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

Qyteti i Nju Jorkut po padit TikTok, Facebook dhe YouTube për “dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”. Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë “ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë”. Kjo nismë kujton padinë e ngritur në 2022 në Kaliforni. Në fillim […]

Shkurt 16, 2024 - 09:42
 0
Nju Jorku padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

Qyteti i Nju Jorkut po padit TikTok, Facebook dhe YouTube për “dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë “ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë”.

Kjo nismë kujton padinë e ngritur në 2022 në Kaliforni.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.

Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, u shpreh Zuckerberg, i cili drejton Instagramin dhe Facebook-un.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.