“Noc rrokun do gjesh”/ Spiropali- Berishës: Gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e zgëqe…!

Elisa Spiropali ka replikuar me Sali Berishën pas seancës plenare ku u votuan ministrat e rinj. Spiropali i kujton Berishës se humbja e Shkodrës i ka mbetur në fyt dhe nuk e kapërcen dot  dhe e paralajmëron se në seancën që vjen do të ketë mundësi t’i vijë hakut atij, siç e meriton. Postimi i […]

Shtator 11, 2023 - 17:25
 0
“Noc rrokun do gjesh”/ Spiropali- Berishës: Gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e zgëqe…!

Elisa Spiropali ka replikuar me Sali Berishën pas seancës plenare ku u votuan ministrat e rinj.

Spiropali i kujton Berishës se humbja e Shkodrës i ka mbetur në fyt dhe nuk e kapërcen dot  dhe e paralajmëron se në seancën që vjen do të ketë mundësi t’i vijë hakut atij, siç e meriton.

Postimi i plotë:

O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë.

Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke.

S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza.

Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kalon dot poshtë as me kockat që të hedhin si shpërblim.

Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot.

I je futur detit më këmbë. S’ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh.

Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali.

Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty.

Ka ikur koha jote.

Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim.

Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë.

Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.