Noka sulmon me miell gardistët dhe sekretarin e Kuvendit, gazetarët e ‘gozhdojnë’: Nuk të kanë përjashtuar këta… (VIDEO)

Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka sulmuar dhunshëm gardistët. Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë. Por gazetarët e pranishëm e kanë gozhduar Nokën. “Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – e pyetën gazetarët që […]

Shkurt 8, 2024 - 10:03
 0
Noka sulmon me miell gardistët dhe sekretarin e Kuvendit, gazetarët e ‘gozhdojnë’: Nuk të kanë përjashtuar këta… (VIDEO)

Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka sulmuar dhunshëm gardistët.

Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë.

Por gazetarët e pranishëm e kanë gozhduar Nokën.

“Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – e pyetën gazetarët që me ironi e kanë duartrokituar veprimin e pakuptimtë.

Ndërkohë deputeti i përjashtuar u shpreh se ‘gardistët janë fytyra e regjimit”.

Mediat raportojnë se mes të sulmuarve me miell është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.