“Non grata nuk na pengon…”/ Deputetët e Bardhit infektohen nga Berisha. Sula: Nga ndërkombëtarët morëm vetëm heshtje

Takimi i tre ditëve më parë, i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u komentua ditën e sotme nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Teksa ishte i ftuar në ‘News 24’, ai tha se bashkimin e PD-së, e ka në dorë Berisha. Po ashtu, për takimin e 5 shtatorit, ai tha se i komunikoi kolegut […]

Shtator 8, 2023 - 15:42
 0
“Non grata nuk na pengon…”/ Deputetët e Bardhit infektohen nga Berisha. Sula: Nga ndërkombëtarët morëm vetëm heshtje

Takimi i tre ditëve më parë, i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u komentua ditën e sotme nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Teksa ishte i ftuar në ‘News 24’, ai tha se bashkimin e PD-së, e ka në dorë Berisha.

Po ashtu, për takimin e 5 shtatorit, ai tha se i komunikoi kolegut të tij Korreshit, se bashkimi i demokratëve paska qenë shumë i lehtë për t’u bërë.

Një mesazh ai e ndau edhe për demokratët. ‘Mos e çoni grushtin deri në fund’- i drejtohet Sula kolegëve.

PJESË NGA DEKLARATA E SULËS:

‘Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha.

Unë jam njeri që nuk hiqem si hipokrit, nuk jam njeri që tjetër mendoj e tjetër veproj e tjetër them. Kam parë në datën 5 shtator, që përkoi edhe me Nënë Terezën, kur pashë Berishën të ciltër, i thashë zotit Korreshi:E kupton sa e lehtë ka qenë kjo punë, për të qenë të gjithë bashkë

U kam thënë të gjithë kolegëve që të mos e cojnë grushtin deri në fund. Unë nuk kam sharë asnjërin. Unë dal bëj denoncime të forta, kur dal e kam mendjen të mbledhur.’

Sula: Kam pasur takim me ndërkombëtarë, i thashë a ka moral që të gjithë ta shohin të keqen vetëm te opozita dhe problematikën e madhe, të mazhorancës, e që kjo në sajë të konfliktit tonë të vazhdojë të mbretërojë. Ma jepni këtë përgjigje.

Përgjigjia që mora…deri diku heshtje.

Non grata e Berishës nuk e pengon opozitën, se sot Berisha është një person me duart përpjejtë, nuk ka asnjë dëm. Cfarë dëmi i sjell vendit?/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.