“Non gratat” në qeverinë serbe, DASH: Të zhgënjyer me zgjedhjen e Vulin si zv.kryeminstër

Kuvendi i Serbisë mblidhet sot për të votuar qeverinë e re. Kryeministri i komanduar Millosh Vuceviç  bëri me dije të martën se   ka

Maj 1, 2024 - 12:10
 0
“Non gratat” në qeverinë serbe, DASH: Të zhgënjyer me zgjedhjen e Vulin si zv.kryeminstër

Kuvendi i Serbisë mblidhet sot për të votuar qeverinë e re. Kryeministri i komanduar Millosh Vuceviç  bëri me dije të martën se   ka propozuar që pjesë e kabinetit të tij do të jetë  edhe ish-shefi  i inteligjencës Aleksandër Vulin, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vulin  do   të shërbejë si një prej  zëvendëskryeministrave.  Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e qeverisë si ministër pa portofol.

Për këto zgjedhje  të Vuçeviç  ka shprehur zhgënjim Departamenti Amerikan i Shtetit.

DASH: Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e qeverisë së Serbisë. Jemi të zhgënjyer kur shohim  persona të sanksionuar të propozohen për poste në qeverinë e re. Qëndrimi ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re forcon lidhjen e Beogradit zyrtar  me Moskën pavarësisht rrugës së shpallur  zyrtarisht pro Bashkimit Europian nga Serbia.

Në korrik Uashingtoni  vendosi sanksione ndaj  ish-shefi i inteligjencës duke e akuzuar  për transport të paligjshëm armësh, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

Aleksandër Vulin dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë serbe së Zbulimit  pas shpalljes non grata nga SHBA. Ai kishte shërbyer më parë edhe në detyrën e shefit të ushtrisë dhe policisë.

Së fundmi ai ka marrë dy medalje nderi nga Rusia, njërën prej Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe tjetrën nga Presidenti Vladimir Putin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.