“Normalizimi mund të ndodhë në pranverë”, Daçiç kundërshton Gërvallën: Pa asociacion nuk bëhet përpara

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë u përplasën gjatë forumit strategjik të Bledit. Donika Gërvalla parashikoi sukses në dialogun me Serbinë, por Ivica Daçiç theksoi se pa u krijuar asociacioni nuk do të lëvizet përpara. I dërguari I BE, Miroslav Lajçak tha se normalizimi është i mundur deri në pranverë. Ministrja e Punëve të […]

Gusht 30, 2023 - 12:38
 0
“Normalizimi mund të ndodhë në pranverë”, Daçiç kundërshton Gërvallën: Pa asociacion nuk bëhet përpara

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë u përplasën gjatë forumit strategjik të Bledit. Donika Gërvalla parashikoi sukses në dialogun me Serbinë, por Ivica Daçiç theksoi se pa u krijuar asociacioni nuk do të lëvizet përpara. I dërguari I BE, Miroslav Lajçak tha se normalizimi është i mundur deri në pranverë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u përplas me homologun serb Ivica Daçiç, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni. Shefi i diplomacisë së Beogradit theksoi se pa u krijuar asociacioni nuk mund të ketë progres në dialog, ndërsa Gërvalla replikoi se me një qasje të tillë nuk mund të ecet përpara.

“Së pari dialogu është çështje e normalizimit, çdo marrëveshje me Prishtinën ka qenë neutral ndaj statusit. Mund të qeshni sa të doni, sigurisht keni jetuar në Jugosllavi dhe jo në Mars. Tani po flasim për dialogun për normalizim apo për statusin. Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë por së pari është asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha Daçiç.

“Nëse kërkon arsye që mos të lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo Gërvalla, e cila u shpreh optimiste se mund të shënohet sukses sa i përket dialogut deri pranverën e vitit të ardhshëm. Me këtë konstatim u pajtua edhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Miroslav Lajçak.

Sipas tij normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet. Kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha Lajçak.

Gërvalla, sakaq, shtoi se Kosova është e gatshme dhe përgatitur për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.