Normalizohet situata në Kakavijë dhe Kapshticë/ Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk ka më radhë automjetesh

Pas dy ditë grevë, punonjësit e grekë të pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë janë kthyer mëngjesin e kësaj të enjte në vendet e tyre të punës. Kjo ka bërë që në të gjitha pikat doganore në kufi me Greqinë të nisë normalisht puna dhe lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve në të dyja drejtimet. Në […]

Prill 4, 2024 - 21:45
 0
Normalizohet situata në Kakavijë dhe Kapshticë/ Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk ka më radhë automjetesh

Pas dy ditë grevë, punonjësit e grekë të pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë janë kthyer mëngjesin e kësaj të enjte në vendet e tyre të punës.

Kjo ka bërë që në të gjitha pikat doganore në kufi me Greqinë të nisë normalisht puna dhe lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve në të dyja drejtimet.

Në orët e para, sidomos në Kapshticë dhe Kakavijë është vënë re një fluks i lartë i automjeteve, kryesisht i kamionëve me mallra që prisnin për të hyrë në territorin grek.

Por pas mesditës, situata u normalizua dhe kalimi në pikat kufitare bëhej pa pritur më në radhë të gjata.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.